Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, është duke realizuar një film dokumentar. Genta ishte spekuluar se po punon edhe në një libër autobiografik, por tashmë është konfirmuar dokumentari i saj. Regjisori kanadez, Dion Ventres, është ai që është fascinuar nga tregimi i Gentës.
“Kur në fillim e dëgjova historinë se si ajo ka qenë amerikane dhe ka ardhur për të kënduar vetëm një këngë pa menduar për karrierë - kjo është storia që më magjepsi. Është shembull se si një këngë mund të ndryshojë gjithë jetën e dikujt”, ka thënë regjisori Ventres. Dokumentari do të ketë titullin "Dekada e Gentës" dhe do të lansohet vitin e ardhshëm./kosovasot/


