Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Shqipëria, gjen kundërshtarin për miqësore

Konfirmimi ka ardhur nga Federata Bjelloruse e Futbollit para asaj shqiptare, të paktën zyrtarisht, por një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe FSHF-ja të mërkurën në mbrëmje. Në ueb-faqen zyrtare të federatës bjelloruse konfirmohet lajmi se kombëtarja e këtij vendi do të zhvillojë më 15 dhe 19 nëntor dy ndeshje miqësore. Të dyja në tokën turke.
Më 15 nëntor, kundërshtari i Bjellorusisë do të jetë Shqipëria e drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi, ndërsa katër ditë më pas, më 19 nëntor, kombëtarja e Turqisë. Miqësorja mes bjellorusëve dhe kuqezinjve tanë do të zhvillohet në Belek, në kompleksin sportiv “Bellis Sport Center” dhe do të fillojë në 19.00, me orën bjelloruse, ose në 17:00, sipas orës sonë lokale. Ndeshja kundër Turqisë, njofton Federata Bjelloruse e Futbollit, do të mbahet në qytetin e Mersinit, në stadiumin “Teflik Sirri Gur” dhe do të fillojë në 21.00, me orën bjelloruse.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e De Biasit pas rinovimit me kombëtaren shqiptare, ndërsa i mbylli eliminatoret e “Botërorit 2014” në vendin e parafundit, me 11 pikë në dhjetë ndeshje. Në miqësoren me bjellorusët pritet t’u jepet mundësia e aktivizimit disa lojtarëve të rinj, të afruar në kombëtare nga De Biasi, si Loret Sadiku, Lenjani etj. Kontrata e re e italianit është dyvjeçare me të drejtë rinovimi automatikisht edhe për dy vite, në rast të një kualifikimi në Europianin 2016, pra edhe për Botërorin e 2018-ës, transmeton panorama.

Kontrata është pak a shumë me të njëjtat terma financiarë, me një rritje të vogël simbolike, kjo më së shumti për t’i treguar De Biasit dhe stafit të tij se FSHF-ja e vlerëson punën e tij gjatë kësaj kohe. Për të sqaruar më mirë pjesën e shtesës, ju vë në dijeni se rritja e rrogës në këtë kontratë do shkojë ekskluzivisht për stafin e trajnerit dhe jo për De Biasin në veçanti.