Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Rusia Myslimane, neologjizëm apo realitet?

Myslimanët rusë, me besim gjithnjë e më të madh në vetvete, përbëjnë shumicën prej 57 nga 182 grupeve etnike që ka vendi në total. Ata kanë filluar të përdorin termin Rusia Myslimane për të sinjalizuar ambiciet e tyre. Sipas analistit mysliman Daniyal Isayev, ky term pohon që Islami është “një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë” dhe që “Rusia si shtet dhe si civilizim nuk mund të ekzistojë pa Islamin dhe myslimanët.” Ai vë në dukje se myslimanët kanë ardhur përpara rusëve etnikë në shumicën e territoreve të Rusia e sotme.
Pjesë e deklaratave të tij përgjithësuese mbi myslimanët janë dhe fryrjet mbi kontributin që kanë dhënë këta të fundit në kulturën dhe fitoret ushtarake të Rusisë. Këto deklarata i bëjnë rusët etnikë të shohin me tmerr rënien e popullsisë me gati 700,000 njerëz në vit, t’i rikthehen besimit të tyre dhe të kthehen në anti-myslimanë. Pasojat e kësaj janë portretizimet e polarizuara që ofron media, sulmet kundër xhamive e krime të tjera, përpjekjet për të ndaluar emigracionin mysliman në Rusi si dhe rritja e numrit të grupeve ekstremiste nacionaliste ruse. Ish-presidenti Dimitry Medvedev, në vitin 2009, u përpoq të qetësonte ujërat duke theksuar rëndësinë e Islamit për Rusinë, duke vënë në dukje se “Fondacionet myslimane po japin një kontribut të rëndësishëm për të promovuar paqen në shoqëri, duke u ofruar njerëzve mësime morale dhe shpirtërore, si dhe duke luftuar ekstremizmin dhe ksenofobinë.” Ai bëri gjithashtu të ditur se për shkak të popullatës së saj të madhe myslimane “Rusia nuk ka nevojë të kërkojë miqësi në botën myslimane: vendi ynë është pjesë organike e kësaj bote”. Diskutimet mbi islamin në Europë janë të prirura të përqendrohen në vende si Britania apo Suedia, por Rusia, vendi me komunitetin mysliman më të madh në botë si nga pikëpamja relative dhe ajo absolute, është vendi ku duhet përqendruar kryesisht vëmendja. Dhuna anti-migrante e kësaj jave do të pasohet padyshim nga probleme akoma më të mëdha.
Daniel Pipes