Thomas Muller thotë se ai nuk ka synime të largohet nga Bayern Munich pasi është i lumtur me jetën te kampionët e Bundesligës.
Gjermani 24-vjeçar së fundi u lidh me një kalim te Barcelona pasi kishte vizituar qytetin spanjoll, por ka deklaruar se një transferim në Camp Nou nuk është një opsion në këtë fazë të karrierës së tij.
“Isha në Barcelona për arsye personale, por këto gjëra menjëherë dalin në intenet sot. Sigurisht, është ngazëlluese të lidhesh me një klub si Barcelona”.
“Megjithatë, unë jam shumë i lumtur te Bayerni. Bayerni do të thotë shumë për mua dhe e kam në zemrën time. Shpresoj të qëndroj te Bayerni edhe për shumë vite të ardhshme”, ka thënë Muller për Sky90./Telegrafi/



