Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Barca ishte më e mirë nën Guardiolan

Sulmuesi i Celta Vigos, Nolito, mendon se Barcelona ishte skuadër më e mirë kur atë e drejtonte Pep Guardiola.

Pas fitores ndaj Real Madridit, Blaugranët numërojnë 28 pikë nga dhje ndeshje në La Liga, por futbollisti spanjoll mendon se loja e katalunasve ishte më e mirë kur aty ishte trajneri aktual i Bayern Munichut.
“Kjo skuadër e Barcelonës nuk e ka nivelin që kishte nën Guardiolan”.

“(Megjithatë) Barcelona mbetet akoma ekipi më i mirë në botë”.
“Ata kanë lojtarë shumë cilësorë, si Iniesta, Xavi e Messi, të cilët mund ta vendosin ndeshjen në çfarëdo momenti”, ka deklaruar 27-vjeçari për Efe. /Telegrafi/