Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Mojes: Adnani, lojtar i klasit botëror

Vazhdojnë lavdatat për futbollistin e ri kosovar Adnan Januzaj. Është sërish trajneri i Mançester Junajtedit Dejvid Mojes i cili ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi se në të ardhmen, Adnani do të bëhet një lojtar i klasit botëror. "Ai është vetëm 18 vjeç dhe ka shumë talent por duhet të rritet edhe më shumë me kalimin e viteve", është shprehur Mojes.
"Zgjatja e kontratës edhe për 5 vitet e ardhshme është një tregues i qartë për politikën që po ndjek ky klub. Ne dëshirojmë të kemi në grupin tonë lojtarët më të mirë", ka thënë Mojes.