Një femër nga Oklahoma thotë se është një besimtare e denjë në Zot, pasi u takua me të gjatë nëntë minutave kur vdiq më 2009
Kristal MekVia është një 36-vjeçare e martuar, mësuese në një shkollë dhe nënë e katër fëmijëve që nuk besonte edhe aq në Zot në pjesën më të madhe të jetës së saj. Në moshën trevjeçare, MekVia filloi të abuzohej seksualisht nga njerku i saj i varur nga droga dhe alkooli dhe ky abuzim vazhdoi për të deri në moshën 12-vjeçare. Këto eksperienca e bënë atë që të mos besonte që nga mosha e re se Zoti ekziston, e edhe nëse ekzistonte, ajo dyshonte në dashurinë e tij për të.
"Kam parë shumë gjëra që fëmijët nuk duhet të shohin", tha ajo. "Gjithmonë kam besuar që Zoti më kishte braktisur, që nuk më shpëtoi dhe nuk më donte, prandaj edhe dyshoja nëse ishte i vërtetë apo jo". Më pas, kur ajo arriti moshën e adoleshencës pati një abortim. Një zgjedhje që ajo beson se e forcoi pozicionin e saj si mëkatare. "Pas atij aborti mendoja se tashmë që e bëra këtë, edhe po të jetë i vërtetë ai nuk do të më donte më", tha ajo për 'The Blaze'.
"Kam parë shumë gjëra që fëmijët nuk duhet të shohin", tha ajo. "Gjithmonë kam besuar që Zoti më kishte braktisur, që nuk më shpëtoi dhe nuk më donte, prandaj edhe dyshoja nëse ishte i vërtetë apo jo". Më pas, kur ajo arriti moshën e adoleshencës pati një abortim. Një zgjedhje që ajo beson se e forcoi pozicionin e saj si mëkatare. "Pas atij aborti mendoja se tashmë që e bëra këtë, edhe po të jetë i vërtetë ai nuk do të më donte më", tha ajo për 'The Blaze'.
Tentimi për ta ringjallur
Në dhjetor 2009, MekVia u dërgua në spital për t'u trajtuar për pankreatitis kur aksidentalisht kishte marrë mbidozë të ilaçeve kundër dhimbjes. Gjëja e fundit që ajo kujton është që asaj i kishin dhënë ilaçe dhe ajo kishte fjetur. Për nëntë minutat e ardhshëm doktorët u munduan ta ringjallin, pasi zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri. MekVia thotë se ajo ishte në një vend më paqësor. Pasi kishte mbyllur sytë në spital, ajo kujton se ishte zgjuar në parajsë. "Isha duke qëndruar në dritën më të bukur dhe në një moment e kuptove se ku ndodhesha, e dija se kush isha dhe ku isha", kujton ajo. Në parajsë, duket sikur koha nuk ecte. Asaj i kujtohet se po qëndronte në prezencën e dy engjëjve, megjithëse ata nuk dukeshin sikur ndonjë që kishte takuar ajo ndonjëherë në tokë. Në një moment, Zoti iu prezantua asaj, por jo në një formë njerëzore. Ajo e dinte, megjithatë, se kush ishte ai dhe thotë se mund të ndiente prezencën e tij me më shumë se vetëm pesë shqisat që kishte në tokë. Ata madje as nuk komunikuan me fjalë. Një nga gjërat që ajo kujton më së shumti për eksperiencën, ishte se Zoti ia kishte sjellë asaj në mendje imazhin e një vajze të vogël duke luajtur dhe duke qeshur. Ajo beson tani se vajza ishte një version i saj, para se abuzimi seksual ta bënte të humbte besimin. Prezenca e Zotit dhe pamja e atij imazhi e bënë që të mos e ndjente më peshën e të kaluarës së saj të errët. "Thjesht, më kujtohet se ndihesha e lirë nga të gjitha gënjeshtrat me të cilat kisha jetuar dhe nga e pavërteta se Zoti nuk më donte mua", tha ajo për "New York Daily News". MekVia ndjeu një lumturi aq të papërshkrueshme sa kur ai e pyeti nëse do të dëshironte të kthehej te burri dhe katër fëmijët e saj, zgjodhi të qëndronte në parajsë. Ajo tha se Zoti e siguroi se ata do të ishin mirë edhe pa të. Vetëm kur e kishte dëgjuar zërin e nënës së saj, duke thirrur nga shtrati i spitalit të saj, ajo e kishte ndryshuar mendjen. 'Thjesht, ndjeja një keqardhje për nënën time dhe u ktheva për të gjetur zërin e saj dhe Zoti tha: "Tregoju atyre çdo gjë që të kujtohet", tha MekVia. Dhe kështu u kthye në dhomën e spitalit, mrekullisht e gjallë përsëri. MekVia nuk është e para që ka deklaruar se ka komunikuar me Zotin në jetën e përtejme.
Efektet anësore të barnave
Neuroshkencëtari Din Mob shpjegoi në 'Scientific American' se këto eksperienca kanë një përgjigje biologjike në efektet anësore të barnave çlodhëse. Në rastin e MekVias, barnat që i dhanë këto efekte ishin ato që ajo i kishte konsumuar me mbidozë, barnat për pankreatitis. Por, për MekVian kjo eksperiencë ishte reale dhe ajo nuk ka lejuar që jobesimtarët ta ndalojnë atë nga tregimi i historisë së saj. Pak vite më parë ajo e kuptoi se e kishte për detyrë që të ndante ngjarjen e saj me botën, kështu që shkroi një libër për 9 minutat e saj në parajsë të titulluar "Waking Up in Heaven" që u publikua qershorin e kaluar. Ajo shpreson që ky libër do t'i ndihmojë të tjerët të kuptojnë që 'pa marrë parasysh sa i lodhur dhe sa i thyer' jeni, nuk ka asgjë që mund të bëni në jetën tuaj që do ta ndajë dashurinë e tij nga ju.



