Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Markat më të mira të makinave sot

Markat më të mira të makinave sot Një ndër makinat e vlerësuara më shtrenjtë disa ditë më parë u shpall Bugatti Veyron. Ky mjet transporti kap një vlerë prej 1.6 milion paund dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 mph. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, makina që me siguri i ka bërë të gjithë të kthejnë kokën, meqenëse karakterizohet nga një elegancë dhe bukuri të jashtëzakonshme në pamje, ka qenë Ferrari 599. 

Ka kaluar para tre muajsh në sheshin Sloane në Londër dhe në fakt, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Ishte e veshur me një lloj kadifeje të zezë, gati – gati gëzof, shumë të shtrenjtë. Dhe nëse për një moment kjo copë do të spërkatej me baltë, asnjë lavash ndoshta nuk do ta merrte përsipër ta pastronte. Çdo pëllëmbë e një Ferrari të tillë duhet shkumuar dhe larë me një kujdes që me siguri kushton shumë. 
Kostoja e një makine si kjo llogaritet të jetë fil- limisht 212.000 paund, por e modifikuar dhe e përshtatur me shijet e super të pasurve mund ta rrisë çmimin deri në 300 apo 400 %. E duke qenë se kjo Ferrari, që mund edhe ta quani Gëzof-ari, ashtu si e thërrasin anglezët, është e dizenjuar sipas shijes së të zotit multibiliarder, e merrni me mend se sa mund ta ketë koston. Edhe makina të tjera si Lamborghini, Bugatti, McLarens, Koenigsegg, Pagani, Saleen dhe marka të tjera janë në listën e makinave më të mira dhe më të shtrenjta sot për sot në treg.
 Pronarët e tyre apo ata që shprehin dëshirën për të pasur makina të këtij lloji rezultojnë të jenë pothuajse të gjithë arabë, djem sheikësh apo edhe presidentë klubesh sportive. Parada më e bukur e këtyre makina ndodh të zhvillohet kryesisht në rrugët londineze, aty ku edhe janë dyqanet më të shtrenjta të të gjithë botës.