Kaka rigjeti golin në një moment të rëndësishëm për Milanin dhe ky është ngushëllimi i vetëm për brazilianin pas barazimit 1:1 në “San Siro” kundër Lacios. Pas ndeshjes, braziliani u shpreh i lumtur për golin, duke falënderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë pas rikthimit në Milano.
“E mbaj mend mirë golin kundër Fiorentinës në ndeshjen e fundit me Milanin. Jam shumë i emocionuar sepse të shënosh është një emocion i veçantë.
Mbështetja e tifozëve më motivon më shumë. Në Madrid kam kaluar momente të vështira por tani mund të rigjej dëshirën për të luajtur futboll duke u dëfryer në fushën e lojës. Falënderoj Milanin dhe tifozët që më dhanë sërish mundësinë që të vesh këtë fanellë”, ka theksuar Kaka.“E mbaj mend mirë golin kundër Fiorentinës në ndeshjen e fundit me Milanin. Jam shumë i emocionuar sepse të shënosh është një emocion i veçantë.
Në vijim, braziliani ka folur edhe për gjendjen e skuadrës që noton në mesin e klasifikimit, shumë larg objektivit të zonës së Ligës së Kampionëve. “Të gjithë duhet të punojmë më shumë për t’i dhënë një formë mbrojtjes. Jemi të zhgënjyer për barazimin me Lacion sepse mund të arrinim më shumë. Gjithsesi, unë kam besim se mund të rikuperojmë terren. Vendi i tretë është ende një objektiv që mund ta arrijmë”, ka shtuar Kaka. Ëndrra e brazilianit është që të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit në Botërorin që do të zhvillohet në vendin e tij.
“Unë personalisht dëshiroj shumë të jem pjesë e Brazilit në Botëror por fillimisht duhet të luaj mirë me Milanin. Po përmirësohem nga dita në ditë. Që pas ndeshjes me Torinon kam fituar shumë besim dhe po rikuperoj formën fizike”, ka përfunduar Kaka.



.jpg)