Botërori i klubeve do dicka më shumë se një muaj të fillojë por në shtëpinë e Bajernit të Mynihut kanë filluar që tani të mendojnë për edicionin e 10-të të këtij kompeticioni, që këtë vit do të zhvillohet në Marok.
Bavarezët janë kualifikuar si fitues të Uefa Champions League dhe padyshim shihen si favoritët kryesorë për fitimin e trofeut, pas realizimit të Tripletës së famshme të një sezoni më parë. Pasi triumfoi me 11-metërsha në Superkupën e Europës ndaj Chelseat, spanjolli kërkon t’i shtojë vitrinës së klubit gjerman një tjetër trofe, duke theksuar dhe rëndësinë e këtij kompeticioni:
“Ky është një prej titujve më të rëndësishëm, për të cilin mund të luash. Nuk është e lehtë të luash në këtë kompeticion, sepse duhet të fitosh Champions League, dhe fitimi i kësaj të fundit nuk është i lehtë, sepse në Europë ka shumë skuadra të mëdha. Ndoshta për mediat, për atmosferën që krijohet, nuk është dicka shumë e rëndësishme, por kur të mbërrijmë në Marok atëherë do të kuptojmë sa i rëndësishëm është ky trofe, ky titull për lojtarët, trajnerin dhe stafin e klubit”, transmeton supersport.al.
Guardiola ka luajtur dy herë në Botërorin e klubeve dhe e njeh rëndësinë e këtij turneu dhe rëndësinë e të luajturit mirë në të:
“Objektivi ynë është të fitojmë, të luajmë sa më mirë të jetë e mundur dhe ajo që unë kërkoj nga Bajerni është e njëjta gjë që kërkoja dhe nga lojtarët e Barcelonës kur isha nën drejtimin e tyre. është dicka e rrallë të luash në këtë kompeticion, dhe kur luajta herën e parë mendova se nuk do të luaja më për këtë trofe. Isha me fat, që luajta sërish pas dy vitesh, dhe jam me fat që do luaj dhe tani. Ndoshta s’do më jepet një tjetër shans ndaj dua të fitoj me cdo kusht kupën”.
Bajerni do të përfshihet në turne vetëm në fazën gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesen e ciftit që do të dalë nga takimi mes kampiones së Azisë dhe asaj afrikane, të cilat nuk janë përcaktuar ende.



.jpg)