Është ndeshja që pritet me shumë ankth nga miliarda tifozë në të gjithë botën, aq sa mund të krahasohet edhe me një finale Botërori. Barcelona-Real Madrid, Klasikja e futbollit spanjoll dhe jo vetëm, është sfida që mbledh rreth televizionit fansa nga çdo cep i planetit.
Përballja e parë do të jetë sot në "Camp Nou", por gjithçka do të bëhet akoma më interesante nëse "Los Blancos" arrijnë të transferojnë edhe yllin e Tottenham Gareth Bale, duke krijuar kështu dy prej çifteve më spektakolarë të historisë së futbollit: Messi-Neymar dhe CR7-Bale.
Por sa kushtojnë të dy ekipet nëse fusim mes tyre edhe 23-vjeçarin uellsian? Sipas një studimi të "Daily Mail", me Bale te Real Madrid "El Clasico" vlen plot 725 milionë sterlina, shifër e frikshme që të le pa fjalë...
Në total Barcelona vlen 55 milionë sterlina më shumë se rivalët e Real Madrid



