Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

“Forbes”, Putin është më i pushtetshmi në botë

Kremlini apo Shtëpia e Bardhë? Revista “Forbes” heq pikëpyetjen dhe e vendos vëmendjen në kryeqytetin e Rusisë kësaj herë, nga ku nxjerr dhe njeriun më të pushtetshëm të botës: ai është Vladimir Putin. 

Është hera e parë në tre vjet, që presidenti amerikan zbret në vendin e dytë të listës. Pas tyre është edhe udhëheqësi kinez, Xi Xhinping. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zbret - pas shumë vjetësh - në vendin e pestë, pasi vendin e katërt e ka zënë Papa Françesku.


I gjashti Bill Gates, i shtati Ben Bernanke, presidenti në ikje i Rezervës Federale, i teti Abdullah Bin Abdull Aziz Al Saud, mbreti i Arabisë Saudite, më i vjetri. Është 89 vjeç. Më i riu është krijuesi i Facebook, Mark Zukerberg, 29 vjeç, në vendin e 24.

Në 10 vendet e para të renditjes së “Forbes” është edhe Mario Dragi, kreu i Bankës Qendrore Europiane. Klasifikimi i më të mirëve mbyllet me kreun ekzekutiv të supermarketeve “Wal-Mart”. Në vendin e 11 renditet David Kameron, shumë më lart se homologu francez, Francois Hollande.

Përzgjedhja e Putinit, nga revista prestigjioze “Forbes”, vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë goditur nga lufta civile në Siri.

Putin ka dominuar skenën politike ruse për 12 vjet dhe u rizgjodh në mars të 2012-s. Presidenti amerikan, Barak Obama, në anën tjetër, kaloi një periudhë të vështirë 16-ditore, pas mbylljes së pjesshme të qeverisë federale, e shkaktuar nga kriza e buxhetit dhe kriza e borxhit në Washington.

Në listën me 72 emra, janë 17 krerë shtetesh, 27 administratorë të deleguar apo presidentë të kompanive të mëdha dhe 12 prej tyre janë sipërmarrës. Mes tyre është edhe Sep Blater, president i FIFA-s. / Top Channel