Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Favorit për Topin e Artë është Ribery

Franck Ribery duket të jetë favorit para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për ta fituar Topin e Artë për këtë vit. E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ ka arritur ta zbulojë pjesën dërrmuese të futbollistëve që do të jenë pjesë e 50 kandidatëve aktualë, listë kjo që do të zbulohet zyrtarisht nga FIFA nesër.
Sa i përket trajnerit më të mirë, këtë çmim pritet ta fitojë Jupp Heynckes, pas sezonit sensacional me Bayern Munichun.
Lista aktuale: Schweinsteiger, Bale, Van Persie, Gundogan, Suarez, Rooney, Neuer, Ozil, Alaba, Lahm, Reus, Gotze, Pique, Di Maria, David Luiz, Aguero, J.Toure, Thiago Silva, Fred, Drogba, Dani Alves, Messi, Ronaldo, Muller, Robben, Ibrahimovic, Lewandowski, Neymar, Iniesta, Falcao, Mandzukic, Xavi, Cavani, Balotelli, Buffon, Pirllo, Ribery.