Regjimi i reduktuar i të ushqyerit, përkatësisht dieta, ndryshon personalitetin, pohojnë shkencëtarët nga Florida. Në fakt, ata kanë analizuar 2 mijë persona që kanë mbajtur dieta të ndryshme gjatë dhjetë viteve. Rezultatet kanë zbuluar që ata që kanë humbur më shumë se 10 për qind të peshës së tyre kanë ndryshuar, janë bërë më impulsivë, me më pak durim dhe më të ashpër në komunikim.
Gjithashtu, kanë ndryshuar raportet ndaj ushqimit, por kanë mbetur të "dobët" ndaj të preferuarit, kështu që me kalimin e kohës janë bërë më të pakëndshëm, kur nuk u është ofruar ajo. Rrethina i ka karakterizuar si persona të "pakëndshëm". Shkencëtarët pohojnë se raporti ndaj ushqimit është i lidhur thellë me emocionet dhe për shkak të kësaj secili ndryshim ose reduktim ndikon në drejtim të kundërt, përkatësisht ndryshon gjendjet emocionale, gjë që në afat të gjatë kohor e ndryshon edhe personalitetin.


