Konzorciumi amerikano-turke, Bechtel-Enka, duket se nuk do t'i tërheq makinat e saj edhe për një kohë të gjatë nga Kosova.
Tash kur autostrada Mërdarë-Morinë është në përfundim e sipër, kjo kompani do ta zhvendos makinerine e saj në kodrën e Vetërnikut; për të nisur nga aty ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.
Të mërkurën në Ministrinë e Infrastrukturës janë çelur ofertat për tenderin për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe Bechtel-Enka ka dhënë çmimin më të lirë. Në fakt, ajo ka dhënë dy oferta; një me vlerë 600 milionë euro e në të cilën përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli në Kaçanik, dhe oferta e dytë me 500 milionë euro e në të cilën nuk përfshihet ndërtimi i tunelit.
Të enjten, Qeveria pritet të shpallë fituesin.
"S'ka dyshim, Bechtel-Enka do ta fitoje këtë tender pasi që e ka çmimin më të lirë", tha një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj autostrade, që do të ndahet në katër llote, do të nis në fillim të vitit 2014
.
.


