Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Akuariumi, mirëmbajtja e tij

Akuariumet që mbajnë të paktën rreth 100 litra ujë, në rast se keni shumë specie peshqish dhe që kanë një sipërfaqe të madhe uji në kontakt me ajrin, janë akuariumet që rekomandohen më shumë.
Në përgjithësi, mjafton që të ndërrohet nga 10 deri në 20% të ujit çdo javë (ndonjëherë çdo dy javë me disa specie, gjë për të cilën është mirë të informoheni kur të blini peshqit) dhe gjithçka është në rregull. Është mirë të zgjidhni peshq që vijnë nga e njëjta zonë sepse në këtë mënyrë jeni të siguruar që ata kanë të njëjtat nevoja (për kripën, temperaturën e ujit, etj.).

Për sa i përket materialit, vetëm speciet e peshqve tropikalë kanë nevojë për ngrohje në mënyrë që uji të mbahet në temperaturë nga 26 deri në 28°C, ndërsa një filtër, një pompë ajri dhe ndriçimi janë të domosdoshme për të gjithë peshqit.
Pompa e ajrit dhe filtri i ujit duhet të mbahen vazhdimisht në funksionim. Në rast se nuk ndodheni për disa ditë në shtëpi, dikush duhet të kontrollojë nëse ka probleme me energjinë elektrike. Mos harroni zallin, gurët, dekorin dhe bimët, të cilat duhet të jenë në përputhje me nevojat e peshqve e që ndihmojnë për mirë-oksigjenimin e akuariumit e u krijojnë peshqve vende për t’u fshehur.
Disa bimë kanë nevojë për pleh dhe prerje, kështu që ju duhet të luani edhe rolin e “kopshtarit” në mënyrë që peshqit tuaj të kenë kushte sa më të mira gjatë gjithë vitit.