Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Atifetja injoron kritikat për Shaminë


Pas dy partive islamike, Parësisë së Drejtësisë së Ministrit aktual të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe Partisë LISBA, për deklarata e presidentes Atifet Jahjaga që shamia islame nuk do të lejohet në shkollat publike ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).




“E nderuar! Ju me qëndrimin e shprehur nuk e keni mbrojtur Kushtetutën e vendit, nuk e keni ruajtur unitetin e popullit, dhe nuk keni prezantuar në mënyrë dinjitoze qytetarët e Kosovës, por keni mbrojtur një Vendim Administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili bie ndesh me kushtetutën, ka frymë anti-evropiane, prodhon diskriminim në baza fetare, si dhe bie erë nga sistemet ideologjike të shkollës ateiste –komuniste”, thuhet në reagimin e BIK.
Express ka kontaktuar Presidencën në lidhje me këto reagime si dhe një protestë që u mbajt dje për mbrojtjen e të drejtës për bartjen e shamisë islame në shkollat publike.
Këshilltari Politik i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu i pyetur për të komentuar këto zhvillime, vetëm ka rikujtuar se deklaratat e Presidentes janë bërë publikisht në një intervistë në një televizion me valë kombëtare.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e zgjedhur me votën e lirë në Kuvendin e Kosovës nga dy të tretat e deputetëve, është garantuese e kushtetutshmërisë në vendin tonë dhe garantuese e funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës, që me Kushtetutë është përcaktuar si një shtet laik. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka dëshmuar se është factor uniteti i popullit në Kosovë dhe gjithashtu edhe faktor i stabilitetit politik dhe dyert e zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës janë të hapura për të gjithë qytetarët, anëtarët e partive politike, pa dallim dhe të gjithë të tjerët që shfaqin interesim për t’u takuar” është komenti që ka dhënë për Express Vllahiu./Gazetaexpress