Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ristarton gjyqi i Mursi, mbi 20 mijë policë dhe oficerë për të garantuar rendin

Gjykata e krimeve në Kajro, sot rifillon gjyqin ndaj presidentit të rrëzuar me puç ushtarak, Muhamed Mursi, për akuzën e vrasjes së protestuesve pranë pallatit presidencial në vitin 2012.

Pritet që Mursi të sillet me helikopter nga burgu Burxhul Areb në akademinë e policisë në Kajro. Mursi do të gjykohet bashkë me katërmbëdhjetë figura të tjera të Vëllazërisë Myslimane.

Bëhet me dije se ministria e brendshme ka instaluar mbi 20 mijë trupa policore dhe ushtarake për garantimin e rendit gjatë gjyqit të presidentit të rrëzuar, Muhamed Mursi.

Ndërkohë, forca të ndryshme politike kanë bërë thirrje për protesta. /ardhmeriaonline/