Gjatë ditës së shtunë në sallën e Bashkësisë Islame të Serbisë në Novi Pazar që udhëhiqej deri sot nga Myftiu Muamer ef. Zukorliq u mbajtën zgjdhjet për myftinë e ri të Serbisë. Zgjedhjet për Myfti të Serbisë u organizuan nga Meshihati në Sanxhak ku kandidat për Myfti ishin Mevlud ef.Dudiq si dhe Enver ef. Giciq.
Anëtarët e Parlamentit, Myftiu, imamët si dhe udhëheqësit e institucioneve fetare e arsimore zgjodhën me 63 vota Mevlud ef.Dudiq si Myfti të Serbisë për një mandat 5 vjeçar.

Gjatë kësaj seance gjithashtu e zgjodhën edhe Meshihatin dhe ripërbërjen nga Muftiu Mevlud ef. Dudiq, Muamer ef. Zukorliq, Fikret ef.Limani, Enes ef.Svraka, Enver ef.Giciq, Reshat ef. Plojoviq, Abdurrahman ef. Kujeviq, Hajro ef.Tutiq, Irfan ef.Maliq, Ramiz ef.Hamidoviq, Fahrudin ef.Qoshoviq, Sevder ef. Bajrami, Sulejman ef. Fejzullahu dhe Fadil ef.Murati.
Pas përfundimit të procesit të zgjdhjeve fjalën e morri Myftiu i ri i Meshihatit i cili e falënderoi për besimin dhe tha se me mbështetjen e antërëve dhe të organeve tjera të komunitetit islam do të përpiqen për të udhëhequr Meshihatin dhe do të kontriboj në zhvillimin e mëtejshëm, krijimin e unitetit dhe ruajtjen e lirisë e autonomisë. Gjithashtu pas fjalës së Muftisë së ri të Serbisë fjalën e morri edhe ish-Myftiu Muamer ef.Zukorliq i cili e përgëzoi z.Dudiq për zgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Serbisë duke shprehur mbështetjen e tij të plotë dhe tha se është i lumtur dhe krenar që merr pjesë dhe arritjen e kësaj pjekurie të Bashkësisë Islame që organizoi zgjedhje të ndershme dhe fer.
Në zgjedhjet e kësaj Bashkësie Islame të Serbisë kanë marrë pjesë dhe delegatët nga Muftinia e Preshevës të cilët janë në një proces të themelimit të një Bashkësie Islame të Luginës së Preshevës. Me këtë pjesëmarrje të tyre ata dëshmuan se procesi i kësaj iniciative nuk është drejt rrugës së duhur dhe se interesi i përçarjes dhe mosbashkimit të hoxhollarëve të Luginës është më i pranuar për ta sesa bashkimi nën një institucion vendimmarrës për jetën fetare në Luginë. Ata morrën pjesë në këtë Kuvend duke dëshmuar qartë se vija e tyre institucionale është me Sanxhakun.
Me pjesëmarrjen e hoxhollarëve nga Lugina e Preshevës të cilët janë: Fikret ef.Limani, Sevder ef.Bajrami, Berat ef. Alimi, Sulejman ef.Fejzullahu, Mehmet ef. Sahiti dhe të tjerë dëshmonë se qëndrimi i tyre edhe me Kosovë dhe edhe me Sanxhak është duke u zbehur dhe ngjyra e “hipokrizisë” është duke i dal.Në këtë ngjarje patjetër që duhet të prononcohet myftiu i Kosovës mr.Naim ef.Tërnava i cili për një dekadë myslimanët e Luginës i ka frymëzuar se ata duhet të qëndrojnë unik me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe pas një dekade ai erdhi në Luginë dhe i propozoi që hoxhollarët e Luginës duhet të formojnë një Bashkësi Islame të tyren për të organizuar jetën fetare në vend.
Cili do të jetë qëndrimi i BIK-ut, i BIPBM-së apo edhe i Grupit Themelues të BILP-së për këtë ngjarje do të shofim ditëve në vazhdim/vizioninfo/
Linku origjinal per zgjedhjen e Muftise Dudiq:
http://sandzakpress.net/dr-mevlud-ef-dudic-novi-predsjednik-mesihata-islamske-zajednice-u-srbiji
Linku origjinal per zgjedhjen e Muftise Dudiq:
http://sandzakpress.net/dr-mevlud-ef-dudic-novi-predsjednik-mesihata-islamske-zajednice-u-srbiji




