Katari ka thënë të shtunën se vendimi i Egjiptit për të emëruar Vëllezërit Musliman si grup terrorist “ i shërben një politike për të vrarë” sa më shumë demonstruesit. Katari ka qenë një mbështetës i fortë i presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe raportet me Kajron janë përkeqësuar që kur ushtria e hoqi atë nga pushteti në korrik.
Ministria e Jashtme e Katarit në një deklaratë ka thënë se: “ Vendimi për të përcaktuar lëvizjet e njohura politike si organizata terroriste, dhe etiketimin e demonstruesve paqësor si terrorist, nuk do të ketë sukses në ndalimin e protestave paqësore. Ajo është vetem një politikë për të vrarë sa më shumë protestues.”
“Vetëm dialogu në mes palëve është e vetmja zgjidhje për krizën në Egjipt”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia e lajmeve QNA./mesazhi/



