Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Braktisin “Rinasin” për çmime më të lira në Prishtinë



Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota rrezikohet nga shpërthimi i një supervullkani. Sipas një eksperimenti të zhvilluar në qendrën “European Synchrotron Radiation Facility” (ESRF) në Grenoble, ata kanë bërë të ditur se do të mjaftonte që vetëm shpërthimi i një magme me vëllim të madh do të sillte supershpërthime të tjera me pasoja katastrofike. Studimi është kryer nga një ekip zviceran.
Ekspertët bëjnë të ditur se këta “gjigantë të fjetur” të stimuluar nga ngrohja globale e tokës dhe nga presioni i brendshëm, mund të sjellin një fatkeqësi globale.

Një nga shkencëtarët që po merret me këtë fenomen Wim Malfait tha: "Ne e dimë që ora po troket, por nuk e dimë se sa shpejt mund të ndodhë dhe çfarë duhet për të shkaktuar këtë supershpërthim”.

Ai tha se, që të ndodh kjo katastrofë nuk duhet pasur një faktor shtesë që ta nxisë, por sipas tij, këto vullkane mund të shpërthejnë për shkak të madhësive të mëdha që kanë, të stimuluar dhe nga kushtet e tjera.

Ai ka përmendur rreth 20 qendra vullkanike, që mund të jenë me pasoja katastorfike për njerëzimin. Ai ka thënë se ndër qendrat vullkanike më të rrezikshme janë: Liqeni Toba në Indonezi, liqeni Taupo në Zelandën e Re dhe disi më të vogla qendrat në Phlegraean Fields afër Napolit në Itali.

Supershpërthimet ndodhin rrallë, një herë në çdo 100 000 vjet, por kur ata ndodhin kanë një ndikim shkatërrues për klimën e Tokës dhe në ekologji.

Kur një supervullkan shpërtheu para 600 000 vjetësh më parë në Wyoming, në atë që sot është parku kombëtar Yellowstone, hodhi në atmosferë më shumë se 1 000 km kub hi dhe llavë, e mjaftueshme për të varrosur një qytet të madh në një thellësi prej disa kilometrash.