Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij aktuale, duke mohuar kështu spekulimet për largimin e tij nga Anfield.
Suarez u transferuar te Liverpooli në Janar të vitit 2011, dhe që nga ajo kohë ai u bë njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë. Lajmin për rinovimin e kontratës e ka publikuar vet skuadra e Liverpoolit, teksa më vonë do të dalin informata tjera rreth shumës që do të fitojë ai për një javë me kontratën e re, dhe koha se për sa është zgjatur kjo kontratë.



