Ndryshimet janë bërë me rekomandim të një Task Force të Veprimit Financiar (FATF). Këta të fundit kërkuan transparencë nga pronarët e aksioneve. Disa nga deliktet e taksave në të ardhmen duhet të konsiderohen si vepra penale të pastrimit të parave. Vepër penale e pastrimin të parave konsiderohet nëse taksat e shmangura kalojnë 200 mijë franga zvicerane për një periudhë të caktuar tatimore. Fillimisht ishte propozuar limiti prej 600 mijë frangash zvicerane. Propozimi i ri tani është bazuar në ligjin aktual tatimor penal, bëhet e ditur nga Këshilli Federal. Me vendosjen e pragut prej rreth 200 mijë frangash zvicerane, parandalohet pastrimi i parave.
Më tej Këshilli Federal propozon që një ndërmjetës financiar duhet të konsultohet nëse për blerjen e tokës paguhet me para të gatshme më shumë se 100.000 franga.



