Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Shpendi: Do bashkëpunojmë si me Bashën dhe me Ramën

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i sapozgjedhur si kandidat i lëvizjes ‘VETËVENDOSJE’, në një intervistë për gazetën "DITA" tregon arsyet pse qytetarët e Prishtinës votuan për të; pse humbi rivali i tij, Isa Mustafa, ish-kryetari për disa mandate i Prishtinës dhe njëherësh kryetar i LDK-së dhe pasardhës i Ibrahim Rugovës; çfarë do të bëjë Shpendi ndryshe nga Mustafa dhe në ç’raport janë marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin etj.
Ndërsa pyetjes për lidhjet e tij të ardhshme me politikanët shqiptarë, veçanërisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe me Kryeministrin Rama ai u ka dhënë përgjigje specifike: Me Bashën na duhet bashkëpunim intensiv për shkak se është bërë pak më parë për lidhjet e Prishtinës me Tiranën; ndërsa me Kryeministrin Rama i kemi tashmë të ndërtuara, ai i ka të qarta qëndrimet tona politike e social-ekonomike. Po ashtu si ish kryebashkiak i Tiranës patjetër që do të kemi për të kërkesën për të na i kaluar përvojat që qytetarët në Tiranë i kanë vlerësuar si pozitive.