Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar të premten se kërkesat e shqiptarëve nga Serbia juglindore (siç e quan Luginën e Preshevës), që kanë të bëjnë me rrjetin e gjykatave, absolutisht janë joracionale dhe joreale, duke cekur se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog e jo me shantazhime, kërcënime dhe braktisjen e bisedimeve, sepse ashtu problemet vetëm do të thellohen, raporton Rtk.
Ai ka rikujtuar se në Preshevë ekziston gjykata e veçantë për kundërvajtje dhe rrjeti i ri parashikon gjykatë të veçantë themelore në Bujanoc. “Analiza që e kemi bërë e që ka të bëjë ekskluzivisht me kapacitetet kadrovike dhe numrin e lëndëve që ekzistojnë në Preshevë e Bujanoc, ka treguar se nevojat e atyre dy komunave do t’i kënaqë një gjykatë themelore.
”Sikur të ishim përmbajtur vetëm kësaj dhe të mos e kishim marrë parasysh strukturën etnike të popullatës në atë pjesë të Serbisë, aty nuk do të kishte as gjykatë themelore”, u ka thënë Selakoviq gazetarëve në Krushevc.
Ministri serb problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët po ankohen për qasje në drejtësi dhe pamundësi për vërtetimin e dokumenteve të caktuara, i ka hedhur poshtë si të pasakta.
“Është thënë qartë se me formimin e sistemit të noterive publike atje ku kanë qenë njësitë gjyqësore, do të mbeten të funksionojnë zyrat pranuese, ku do të bëhen vërtetimet gjyqësore, kurse në Bujanoc do të jetë Gjykata themelore”, ka cekur ailakoviq.



