"Mirënjohje e dekorata jam mbushur. Edhe pse i çmoj, çka më duhen ato kur sot jetoj në një situatë kur as para për kafe me shoqëri nuk kam me dalë të pi. Sot fëmijëve të mi nuk mundem t’ua plotësoj asnjë kërkesë.
Këto institucione nuk më ndihmojnë, asnjë kërkesë timen nuk ma përmbushin. Boll ma, nuk po mund të duroj", këto kanë qenë fjalët e boksierit legjendar, Aziz Salihu, i cili nga mllefi ka shqyer mirënjohjen e ndarë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Mirënjohje Presidenciale e Meritave”, dhënë Aziz Salihut për veprimtarinë e dalluar në lëmin e sportit të boksit.
Presidentja ia merr dekoratën Salihut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që ta revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit Aziz Salihu, bazuar në nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës në të cilin thuhet: “Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës”.
Sipas një njoftimi të Presidencës së Republikës së Kosovës, me dekoratë vlerësohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e një qytetari, organizate dhe institucioni për meritat në fusha të caktuara dhe presidentja me këtë motivacion edhe e ka dekoruar zotëri Aziz Salihun.
“Akti i shqyerjes së Dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës. Dekorata nuk ka ndonjë shpërblim financiar apo ndonjë favor tjetër material dhe nuk mund të konsiderohet si mjet për të kërkuar përfitime materiale apo favore të tjera”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Republikës së Kosovës.
Të arriturat e Aziz Salihut
1970 - Kampion i Jugosllavisë për junior
1971 - Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
1972 - 1990 - Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
1980 - Fitues i turneut të Beogradit
1980 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
1981 - Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
1981 - Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
1982 - Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
1983 - Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
1984 - Fitues i dorezës së artë në Beograd
1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
1984 - Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronztë),
1985 - I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronztë),
1985 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
1987 - I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronztë)
1987 - Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
1988 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
1988 - Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-së