
Pas Publikimt të Skandalit te Universitetit të Prishtinës
Këshilli Drejtues i mbledhur sot më 26 dhjetor nuk e përjashton mundësinë e
shkarkimit të Rektorit Ibrahim Gashi sipas gazetës Express.
Ndërsa Rektori Gashi ka mohuar përfshirjen personale në regjistrime
antiligjore të studentëve, këtë e ka thënë gjatë një mbledhje të Këshillit
Drejtues.
Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës, është
mbledhur sot dhe ndër të tjera ka shqyrtuar edhe situatën e krijuar pas
zhvillimeve të fundit, duke përfshirë edhe njoftimet e medias se po zhvillohen
hetime edhe ndaj Rektorit të UP-së, Ibrahim Gashit.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Rektorit Ibrahim
Gashi i cili njoftojë KD-ne lidhur me hetimet e pretenduara që janë publikuar
në media. “Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, asnjë shenjë apo
indikacion se ndaj tij po zhvillohen çfarëdo hetimesh”, ka thënë për Express
Muharrem Nitaj, Kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së.
Muharrem Nitaj njëherësh deklaron që nuk ka njoftime zyrtare
për hetim ndaj Gashit që drejton këtë institucion mipëro nuk përjashtohet as opsioni
i shkarkimit të Rektorit, thotë për Express-in.
“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i ka të
hapura të gjitha opsionet të cilat janë në përputhje me kompetencat që ia jep
statuti i Universitetit. Në këtë kuadër, edhe shkarkimet ndaj kujto qoftë, nëse
konstatohet se persona konkret janë përgjegjës dhe e kanë shkelur ligjin apo
aktet normative të Universitetit”, ka thënë Muharrem Nitaj
Sipas tij, hetimi eventual ndaj zyrtarëve të UP-së, duke
përfshirë edhe menaxhmentin, është çështje e hetuesisë, që sigurisht reflekton
edhe në vendimet tona, por përtej kësaj ne punojmë në bazë të statutit në fuqi
dhe brenda këtij kuadri mund të ndërmarrim masa pavarësisht hetimeve eventuale,
ose të iniciojmë procedura për përgjegjësi.
ndërtjerash ai ka thënë se Këshill Drejtues, është i
shqetësuar për disa shpifje dhe sulme të paargumentuara ndaj Universitetit, që
sipas tij, po bëhen edhe nga njerëz që janë pjesë e UP-së, e që kanë të kaluar
të dyshimtë akademike.
Nitaj ka folur edhe për lajmet se menaxhmeniti aktual mund
të jetë i përfshirë në pranimin ilegal të studentëve jashtë afatit ligjor, por
sipas Kryetarit të KD-së rektori Gashi ka deklaruar se ato janë bërë në
përputhje me kuotat e përcaktuara nga MA.
Si rezultat i këtyre memorandumeve, sipas Rektorit Gashi,
janë regjistruar 1200 studentë shtesë, kriteri i përfshirjes së minoriteteve,
ku janë regjistruar rreth 150 studentë mbi kuotën e përcaktuar. Nitaj thotë që
Rektori Gashi ka përjashtuar çdo pretendim se ai personalisht mund të jetë i
përfshirë në regjistrime të paligjshme./vizion-info/


