Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Raba TV fillon në Turqi

Anëtarët e Vëllezërve Musliman në Turqi kanë themeluar Raba TV, e cila tani është në transmetim. Kanali Raba TV është emërtuar për nder të të vrarëve në protestat e Kajros në Raba al-Adawije në gusht, ku deri në 2000 vetë u vranë përderisa protestonin kundër grusht shtetit që rrëzoi Muhamed Mursin.

Në programin e parë të transmetuar është paraqitur dijetari i mirënjohur Jusuf el-Kardavi, i cili dha doërheqje nga Univerziteti Al-Az’har në Egjipt, në shenjë proteste kundër institucioneve që mbështetën grusht shtetin.

Egjipti ka mbyllur të gjitha kanalet dhe mediat e Vëllezërve Musliman pasi gjenerali Abdal-Fatah al-Sisi rrëzoi nga detyra anëtarin e Vëllezërve Mursin./mesazhi/