Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Plagoset puçisti i Egjiptit, Sisi?!

Faqja Zyrtare Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë e cila deri para pak muajsh qeveriste Egjiptin, njoftoi se ka pasur një tentim atentat ndaj kreut të ushtrisë dhe ministrit të Mbrojtjes, Abdel Fatah Al Sisit. Kjo faqe njofton se ministri i Mbrojtjes Abdel Fatah al-Sisi i është nënshtruar një tentative për vrasje, me ç'rast është edhe është plagosur. Ueb faqja thotë se lajmi është mjaft i sigurt, dhe sfidon kreun e ushtrisë për të bërë paraqitje publike, e jo t'i krahasoj këto lajme si thashetheme.

Sipas kësaj faqeje, Sisi i është nënshtruar një tentative për vrasje nga një prej oficerëve të tij. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe në mushkëri. Gjenerali konsiderohet si arkitekt i grusht shtetit ushtarak në Egjipt, i cili përveç se shkatërroi vendin politikisht dhe ekonomikisht, ka lënë mijëra viktima si pasojë e dhunës ushtarake dhe policore. /mesazhi/