Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Mustafa: Luta po manipulon me shaminë

Deklarimet e Lutfi Hazirit, tash kryetar i Gjilanit që do të lejojë shaminë islame në shkollat publike në këtë qytet, kryetari i deritanishëm i Gjilanit i komenton veç si manipulime të opinionit.

Ai madje thotë që është fat i keq për Gjilanin që Lutfi Haziri u bë kryetar.
"Ky kandidat, e për fat të keq të komunës tash është kryetar, ka treguar sa manipulant është me cilëndo ndjenjë të qytetarëve tanë", thotë Mustafa për Express.

Sipas Mustafës,Haziri i manipuloi gjilanasit edhe në çështje tjera.

"Në rastin e shamiave manipuloi me ndjenjën fetare dhe të besimit islam, në rastin e tenderëve me afaristët kur thotë që vetëm vendorët do të marrin punë, në rastin e bizneseve me lehtësirat që ai kurrë nuk mund t'i bënë", thotë Qemajl Mustafa.

Ai thotë se Lutfi Haziri është shkelës i ligjit dhe i tillë do të shfaqet kur të filloj zyrtarisht të qeverisë me Gjilanin.

"Ky shkelës i ligjit gjatë gjithë kohës e ka gënjyer qytetarin e tij. Nuk ka ky kompetencë ligjore për shamitë e as për konkurrencën te tenderët, po marifetin ia shohim tash kur nise me qeverisë", thotë Mustafa.