Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Ministri gjerman synon të përfshijë ligje sheriatike në legjislaturën gjermane

Ministri i Drejtësisë së shteti gjerman, Jochen Hartloff, propozoi që disa pjesë të sistemit ligjor të merrën nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor Gjerman. 
Por propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne vetëm në mënyrën gjermane. 
Megjithatë ai vazhdoi me propozimet e tij, i bindur në dobinë e implementimit të tyre, pas kritikave ai bëri propozimin e hapjes së Gjykatave Islame të cilat do të gjykonin disa çështje të caktuara. 
Hartloff për tabloidin berlinez “BZ” tha se ai besonte fuqishëm se të paktën Gjykatat Sheriatike në formën e arbitrazhit janë të mundshme edhe në Gjermani dhe ato do të lehtësonin proceset gjyqësore. 
Në këtë rast disa nga veprat që mund të gjykoheshin janë çështjet e pasurisë, divorcit dhe trashëgimisë. Veçanërisht është lehtë e mundshme kur të dy palët i pranojnë Gjykatat Sheriatike. Sheriati ka mundësi të pranohet në formën moderne deklaroi Hartloff." 
Gëte (Johann Wolfgang von Goethe), thotë: Për secilën pikëpamje racionale religjioze dhe është një Islam, të cilin herët ose vonë të gjithë ne duhet ta pranojmë atë. Ju e shihni që këtij sistemi (fjala është për Islamin) nuk i mungon asgjë, se ne nuk jemi më përpara me sistemet tona dhe se askush nuk mund të arrijë më larg sesa kaq. Ky sistem filozofik i Muhammedit është një lloj barometri, të cilin mund të vësh në përdorim te vetja dhe tek të tjerët./vizioninfo/