Kandidatja e AKR-së në Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila ka shpallur fitoren për kreun e kësaj komune. Ajo tha se është fituese e këtyre zgjedhjeve me 53 për qind krahasor me 47 për qind të votave sa ka fituar kandidati tjetër, Palë Lekaj
“Me këtë rezultat konfirmohet thellë fitorja jonë:, është shprehur Kusari-Lila.
AKR fiton Gjakovën dhe Mitrovicën
Informatat e fundit nga terreni flasin se Mimoza Kusari ka rritur epërësinë ndaj rivalit Pal Lekaj, derisa në Mitrovicë duket se tashmë gjithçka është përfundimtare: Agim Baftiri i AKR’së ka fituar.
“53 përqind të votave i ka Mimoza Kusari, 47 Pal Lekaj”, ka thënë burimi i gazetës.
AKR në Gjakovë: Po prijmë në qytet dhe në fshatra
Burime të Express të afërta me zyrtarë të AKR’së në Gjakovë, thonë se kandidatja e tyre, Mimoza Kusari-Lila po prin në shumicën e qendrave të numërimit të votave.
“Rezultatet e para tregojnë se Mimoza Kusari prind, jo vetëm në qytet, por edhe në disa fshatra”, ka thënë burimi i gazetës.
Depërtim serioz, kandidatja e AKR’së ka bërë në Rogovë./Tribuna/



