Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

“Microsoft” do të përmirësojë kriptimin për shërbimet online

Para disa ditësh, “Microsoft” planifikojë që të përmirësojë kriptimin në shërbimet e saj në internet, duke bërë që të parandalojë përdorimin e të dhënave të saj në mënyrë të paligjshme nga agjencitë qeveritare si, NSA.

Tashmë “Microsoft” ka konfirmuar se do të përmirësojë kriptimin për shërbimet “Office 365”, “SkyDrive”, “Outlook.com” dhe “Windows Azure”.“Nuk kemi ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë që NSA apo grupe të tjera të qeverisë kanë në shënjestër shërbimet tona në internet, por kompania dëshiron jonë të sigurohet që një gjë e tillë të mos ndodhë më,” u shpreh këshilltari i përgjithshëm i “Microsoft”, Brad Smith, në një postim në blog.

Ndër të tjera, ai ka shtuar “shumë prej këtyre planeve tashmë janë vënë në fuqi dhe se pjesa tjetër e përpjekjeve të kriptimit do të përfundojë deri në fund të vitit 2014”.