Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Mbledhja e parë e Qeverive në Prizren, akordojnë fond për Preshevën

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga viti 2014, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri një rezyme të punës së kabinetit tij në 100 ditët e para të qeverisjes përgjatë 2013-ës dhe shpalosi prioritetet për vitin e ardhshëm.

Në konferencën e fundvitit të organizuar në sallën e hartave në selinë e Kryeministrisë, ku ishin të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit, shefi i qeverisë theksoi se viti i ardhshëm do të jetë viti i rilindjes në të gjitha drejtimet dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Ashtu sikurse bëri në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Rama i siguroi shqiptarët se ai mban vetëm detyrën që ata i besuan, por pushteti do të jetë i qytetarëve.

Ndër të tjera kryeministri bëri të ditur se mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2014 do të zhvillohet në Prizren bashkë me qeverinë e Kosovës, ku pritet të akordohet një fond për Preshevën, duke përmbushur zotimin e tij për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë atje.

Ndërkohë, kryeministri Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për të nisur në janar procesin për ti dhënë fund historisë së legalizimit të banesave në zonat informate.

Në janar shpalosim reformën, procesi i legalizimeve do të zhvillohet në përputhje të plotë me zotimin tonë”- u shpreh kryeministri. Më tej zoti Rama ju përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve që ishin të pranishëm në konferencë.

PYETJE NGA GAZETARET 

Nëse në qershorin e vitit të ardhshëm Shqipëria nuk arrin ta marrë statusin e vendit kandidat, a do të mbajë përgjegjësi kjo qeveri? A do të vijojë situata me prishjen e nderimeve pa leje sidomos në zonat bregdetare? 

Qeveria do të mbajë përgjegjësi për gjithçka i takon qeverisë. Do bëjmë gjithçka që na takon që qershori të jetë momenti i vendimit të duhur për Shqipërinë. Mbetemi me shpresë që ato forca ekstremiste që këtë herë ndikuan në vendimmarrjen e padëshiruar të mos kenë ndikimin që patën këtë herë dhe Shqipëria të vlerësohet për atë që meriton. Përsa i përket pyetjes së dytë është një pyetje retorike, sepse pa asnjë pikë dyshimi do të vazhdojmë betejën për të rimarrë plotësisht nën kontroll territorin, shembjen e ndërtimeve pa leje që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë europiane, turistike, normale. Shembjet dhe më ato spektakolaret janë vetëm fillimi i një vazhde që nuk do të ndërpritet në vitin 2014. 

Ka pak ditë që është miratuar buxheti 2014, a kanë shpresë shqiptarët që ta ndjejnë më mirë vetën ekonomikisht? 

Shqiptarët kanë votuar në 23 qershor për të paguar më pak kur fitojnë më pak. 97% e kontributorëve në arkën e shtetit do paguajnë më pak taksa. Këtë thonë shifrat dhe kjo do të çojë më shumë para për konsumin e tyre familjar. 2014-ta do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike. Do të kemi një rritje ekonomike më të lartë me trajektore në rritje të sigurt vit pas viti për katër vitet e këtij mandati dhe sigurisht që viti 2014 do jetë një vit ku gjithkush do të ndjejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re ekonomike dhe politikës sonë të re të taksimit të ndershëm. 

Cilat do të jenë përpjekjet tuaja në vitin e ardhshëm, për të siguruar bashkëpunimin me opozitën me gjithë fitoren e thellë dhe numrin e deputetëve që keni në Parlament.

Jemi të gjithëvullnetshëm të dëgjojmë çfarë thotë opozita por dhe të gjithëvullnetshëm të udhëheqim. Ne do të dëgjojmë dhe do udhëheqim. Gjatë 2014-ës do ta realizoni premtimin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit? Agjencia kombëtare e bregdetit kërkon një bazë ligjore të re, jemi pothuajse në përfundim dhe në fillim të vitit të ardhshëm parlamenti do të miratojë krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe çeljen e një kapitulli të ri në administrimin e kësaj pasurie kombëtare që është bregdeti. 

A do të ketë ndryshime kushtetuese? 

Nuk kemi asnjë objektiv për ndryshime kushtetuese si qëllim në vetvete. 

Propozimi për hapjen e një shkolle apo materniteti në Preshevë, ku ndodhet ky propozim sot? 

Në mbledhjen e e parë të qeverisë do të jetë akordimi i një fondi i paraparë prej nesh dhe qeverisë së Kosovës do ta akordojmë këtë fond.