Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Leksionet anash, t’i grahim punës

Pak kohë pasi ka raportuar Indeksonline për procedurat që duhet t’i ndjekë kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ta shitur veturën e kryetarit në largim, Isa Mustafa, gjegjësisht për faktin se këtë mund ta bëjë vetëm Kuvendi Komunal, dhe jo ai si kryetar, ka reaguar Ahmeti.

Në profilin e tij në Face Book, ai ka thënë se pushtetarët në largim në Kuvendin Komunal të Prishtinës po i qasen atij me inate personale.

“Ende pa fillu punën në komunë kanë fillu me na tregu se si nuk mundemi me e bo këtë apo atë punë. Inatet anash - mirë është me bisedu se a janë politikat programore në interes të qytetarëve apo jo. Në qoftë se po, ne bashkë do të ja dalim, në çdo politikë, në çdo program, me të gjithë”, ka shkruar ai.

Shpendi nuk mund ta shes veturën!

-----

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duket se do ta ketë tepër të vështirë, nëse jo të pamundur, që ta shes veturën zyrtare të kryetarit në largim, Isa Mustafa.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Ahmeti, patë premtuar se puna e parë që do ta bëjë sapo të vjen në kolltukun e të parit të kryeqytetit është ta shes veturën e tipit “Audi Q7”, ngase, sipas tij, një veturë aq e shtrenjtë nënkupton luks të panevojshëm.

Mirëpo, njëri nga bashkëpunëtorët e Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës, drejtori i Administratës, Edon Myftari, ka deklaruar për Indeksonline se kryetari s’mund ta shes veturën por këtë mund ta bëjë Kuvendi Komunal, ndërsa thekson se fakti që Vetëvendosje i ka vetëm dhjetë asamblistë në Kuvendin Komunal, dhe është deklaruare kundër bashkëqeverisjes, nënkupton se shitja do të jetë tepër e vështirë, mbase e pamundur.

“Kryetari i Prishtinës mund ta marrë atë iniciativë për ta shitur një aset, vetëm se nuk është proces i thjeshtë, siç është thënë në të kaluarën, sepse, ekzistojnë disa procedura ligjore. Nën një, si aset edhe si pronë publike duhet të votohet të kalojë shumicën në Asamble, shumica e këshilltarëve komunal duhet ta votojnë një pikë të rendit të ditës, që në këtë rast mund të jetë kërkesa e kryetarit të komunës për ta shitur veturën”, thotë ai.

Myftari thekson se tek pasi të kalojë kërkesa në kuvend, fillojnë hapat tjerë, të cilët gjithashtu nuk janë të lehtë.

“Pjesa e dytë që duhet të bëhet pas kësaj, nëse miratohet natyrisht, është që kryetari ta miratojë, ose të propozojë një komision profesional i cili do ta bëjë edhe vlerësimin e këtij aseti, edhe koston, shumën, e tij, edhe pastaj të fillon procedura e prokurimit edhe që të tenderohet, ose të ofertohet, dhe pastaj është procedurë nëse vendoset të shkohet përmes ofertave, ose përmes ankandit publik”, thekson Myftari.

Përveç se do ta shet veturën zyrtare, nënkryetari i Vetëvendosjes që ka fituar zgjedhjet në Komunën e Prishtinës ka premtuar gjithashtu se në punë do të shkojë vetëm me transport publik.

Por a mundet një kryetar i një kryeqyteti të punojë “në këmbë” – pa një veturë zyrtare?

Drejtori në largim i Administratës, Edon Myftari, thotë se jo.

“Për mendimin tim profesional po gjithsesi (i duhet vetura), nuk ka mundësi dhjetëra fshatra të Prishtinës dhe puna në teren, që një kryetar i kryeqytetit ta mbërrijë në këmbë hiq se hiq, por edhe me trafikun urban më të sofistikuarin nuk ka mundësi ta realizojë. Unë jam vet dëshmitar i agjendës së ngarkuar që e ka një drejtor, si rasti im, e në veçanti një kryetar, i cili nuk është se i ka tetë orë punë në zyre, por i ka tetë orë pune në të gjitha pjesët e kryeqytetit e që përfshinë edhe fshatrat”, nënvizon ai./Indeksonline/