Tech Camp në Tiranë synon të bashkojë aktivistë të mjedisit, organizata të ndyshme, shoqërinë civile, dhe përfaqësues të institucioneve për të ruajtuar dhe mbrojtur mjedisin nëpërmjet teknologjisë. Një i tillë aplikacion u bë gjatë nismës “ Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Kampi i teknologjisë është iniciativë e ambasadës së SHBA dhe Fondacionit Vodafon Albania.
Ambasadori Aleksandër Arvizu tregoi se si teknologjia ka ndryshuar mënyrën sesi funksionojnë sot institucionet, ndërveprimi online në të gjithë botën. Ambasadori tha se tregon interes ndaj zhvillimeve teknologjike dhe me humor komentoi ndjekësit virtual në facebook të Ambasadës ku pret që deri në largimin e tij të ketë 50.000 ndjekës në facebook.
Ministrja e Inovacionit, Milena Hartio, tha se në 5 vitet e fundit inovacionet teknologjike ndryshuan mënyrën sesi ne komunikojmë dhe jetojmë, por ky është vetëm fillimi.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha fushata zgjedhore e kaluar tregon sesi programet elektorale u prezantuan edhe virtualisht. Platformat e teknologjisë sipas Ministrit janë në fokus të qeverisë.
Gjithashtu drejtuesit e Vodafon Albania thanë se do të vazhdojnë me prurjet e reja teknologjike në vend. Tech-Camp bënë që ekspertët amerikanë dhe ata vendas do të diskutojnë në kete seminar dy ditor se si të përdorin teknologjinë për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin.
Falë ketij trajnimi, pjesëmarrësit shqiptarë të fokusuar mbi mjedisin do të mësojnë sesi të përdorin teknologjinë e fundit për të mbështetur dhe mbrojtur ambientin në Shqipëri.
Më posht mund ta ndiqni emisionin e pasdites ne Televizionin Vizion:



