Jahjaga foli në Holandë për kontributin e grave të Kosovës në periudhat e shtetformimit
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj në Holandë mbajti fjalim në forumin: TED Amsterdam Woumen, lidhur me kontributin e grave të Kosovës në periudhat e ndryshme të shtetformimit. Ajo veçoi se me gratë e pranishme do të rrëfejë një histori që flet për Kosovën dhe rrugën nëpër të cilën ka kaluar populli i saj. Nuk ishte një rrugë e lehtë. Është një rrugë me përballje konstante për ekzistencë, për rezistencë, për mbijetesë, për pjesëmarrje, për njohje. Në të njëjtën kohë është një rrugë shprese e përkushtimi për të tejkaluar vështirësitë, për të parë drejtë së ardhmes, duke rindërtuar mbi rrënojat e të kaluarës së hidhur që qëndron mbi ne në shenjë përkujtimi të një realiteti të hidhur të historisë sonë, një realiteti që nuk duhej të ndodhte kurrë, një plojë e tragjedive që nuk duhet të përsëriten më asnjëherë, ka thënë mes tjerash, kryetarja, Atifete Jahjaga.



