Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Gashi: Dushani është përmendore turpi

Ashtu siç ishteparalajmëruar mbrëmë përmes rrjetit social Facebook, qytetari Afrim Gashi, doli sot në mesditë në urën “Syri” në Shkup, për ta shprehur pakënaqësinë qytetare, për vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup.

Ai në mënyrë të qetë dhe paqesore, lexoi deklaratën duke thënë se ky gjest i Qeverisë së Maqedonisë është turp për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai më këtë rast kritikoi edhe veprimet e mbrëmshme e disa qytetarëve, duke thënë se sjellja e tyre nuk është aspak dinjitoze.

“Тhirrjen për protestën e sotme e bëra haptas dhe ja ku jam haptas para gjithë juve, ndërsa ata që ndërtojnë tinëz edhe rrënojnë tinëz”, u shpreh Gashi.

“Meqë ditëve të kaluara u krijua një gjendje amullie e mospranimi i autorësisë së kësaj përmendoreje, e mora këtë iniciativë thjesht personale e qytetare që, përmes kësaj, ta kuptojmë saktë dhe qartë se kush e ka vendosur këtu këtë beton të quajtur Car Dushan”, nënvizoi ai. .

Këtë, tha Gashi, dëshirojmë të bëjmë përmes mbulimit me një pëlhurë të zezë. Por, ky veprim i tij u pengua nga forcat e shumta të rendit, të cilat kishin ardhur aty për ta penguar iniciativën e tij.

Përmes këtij veprimi, ai tha se do të zbulohet se kush është porositësi i kësaj vepre, siç u shpreh ai, të turpit.

“Pas kësaj mund të diskutojmë se kujt i shërben kjo që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të iniciojë vendosjen në sheshin e Shkupit të një sundimtari, i cili nëse jo te maqedonasit, së paku te shqiptarët perceptohet si sundimtari që me dhunë i detyronte shqiptarët katolikë të bëheshin serbë dhe ortodoksë, ndërsa ata që nuk pranonin i vriste në formën më të keqe. Kjo i bie që kështu kjo qeveri i ka ofenduar më shumë se 25% të qytetarëve të saj”, nënvizoi Gashi.

Protesta e Gashit e mbështetur nga dhjetëra qytetarë, përfundoi në mënyrë të qetë, por siç vërehej, në prani të forcave të shumta policore, sidomos të njësiteve posaçme. /SHENJA/