Golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror U-17, Valmir Berisha është afër marrjes së një vendimi për të ardhmen e tij. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me përfaqësuesen e re suedeze në Botërorin U-17, kosovari e vërshuan ofertat nga shumë klube.
Për sulmuesin e Halmstadit interesim kishin shprehur 30 klube të ndryshme, në mesin e tyre edhe gjigantët: Real Madrid , Milan, Inter, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Tottenham, Sunderland dhe Sevilla.
Por, Berisha tashmë i ka përjashtuar shumë opsione, derisa po mendon t’i bashkohet njërit prej shtatë ekipeve të preferuara. “Nuk kam vendos ende, por shpejt do ta bëj një gjë të tillë. E kemi shkurtuar listën. Tani i kam shtatë ekipe në dispozicion, në të cilat mendoj se do të mund të përshtatesha. Siç e thash edhe një herë, deri më tani nuk kemi vendosur, por besoj që së shpejti do të zgjedh njërën ndër skuadrat”, ka deklaruar Berisha, i cili ka konfirmuar se në mesin e atyre klubeve janë edhe Hammarby e po ashtu gjiganti spanjoll, Real Madrid.



.jpg)