Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Aksion i rrënimeve edhe në Prevallë

Ministria e Ambientit ka rinisur sot aksionin e rrënimit të objekteve pa leje në Parkun Nacional të Prevallës.

Ministri, Dardan Gashi, konfirmoi për Indeksonline se ka filluar rrënimi sot prej orës 10:00.

Poashtu edhe disa nga villat e figurave politike në vend do t’i "kap” ky vendim. Lidhur me gjithë këtë, i pari i Ambientit ka thënë se, nuk ka ndonjë tendencë për ndonjë person, por që ato objekte të cilat nuk posedojnë leje, sipas tij, nuk do të shpëtojnë nga rrënimi.

“Ato janë pa leje, kështu që unë nuk e di të kujt janë. Pavarësisht se të kujt janë, nuk është me rëndësi, por qëllimi është rrënimi i ndërtimeve pa leje”, është shprehur Gashi.