Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Zvicër: Babai dënohet me gjobë për vonesat e të birit në shkollë

Për shkak se 14-vjeçari gjatë katër muajve ishte vonuar dhjetë herë për të shkuar në shkollë, babai ftohet në gjykatë.
Ndërmjet janarit dhe prillit , një djalë 14 -vjeçar dhjetë herë kishte shkuar me vonesë në shkollë . Pas dy paralajmërimeve, babai i djalit është dashur të paraqitet në gjykatën  e Lozanës, në Zvicër.

Siç shkruan 20min,  në gjykatë ishte proceduar një ankesë kundër një aktgjykimi  të mëparshëm, me të cilin babai për djalin është dënuar  me 200 franga  dhe  dy ditë punë në shërbim të komunitetit, transmeton albinfo.
Babai e ka arsyetuar mungesën e të birit me faktin se ai ka probleme me sjelljen dhe me mësimet. Për këtë arsye ai dhe gruaja kishin vendosur ta dërgonin atë në një terapi logopedike dhe psikologjike.