Kongresi i Alfabetit që u mbajt në Manastir të vjeshtës së tretë 1908 është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 160 delegatë të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë dhe anekënd ku jetojnë shqiptarët ku u mblodhën në Manastir për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e alfabetin dhe studimin e tij mbi të kaluarën dhe të ardhmen.
Kryetari i Kongresit Mit`hat Frashëri pasi hapi diskutimin mbi këtë mbledhje fjalën e morri Gjergj Fishta i cili elaboroi idenë mbi të ardhmen e alfabetit dhe propozoi që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja latine, propozim që morri mbështetjen e të gjithë delegatëve të përfshirë nga përfaqësues të të gjitha besimeve që kanë shqiptarët.
Deri në atë kohë shqiptarët si alfabet të tyre përdornin Alfabetin e Stambollit i cili shkruhej me shkronja arabe.
Që nga nëntori i vitit 1908 shqiptarët kanë një alfabet unanim. Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja.
Pas Kongresit u hap dhe Shtypshkronja e Manastirit e cila u financua nga disa tregtarë mysliman shqiptar.
Kjo shtypshkronjë u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe ku filloi të botohej dhe gazeta e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret dhe tekstet shkollore./vizioninfo/



