Të tre e gatuajnë golin dhe janë po ata që e shënojnë. 10 finalizimet e fundit, 7 ndajSevillas dhe 3 ndaj RayoVallecanos mbajnë firmën e tyre. CR7 ka shënuar 5,Benzema 3, ndërsa 2 të fundit i përkasin uellsianit.
Sikurse ndodhi në sfidën ndaj andaluzianëve në "Santiago Bernabeu", Ronaldo, Bale dheBenzema ishin makthi i mbrojtjes së Rayos. Një galopim i Ronaldos, më pas dy shkëmbime mes tyre, mjaftuan për ta çuar në 3-0 rezultatin, para se vendasit të ngushtonin diferencën.
Uellsiani nuk arriti të shënonte, por gjithsesi la shenjën e tij në Vallecas në formën e asisteve. 24-vjeçari shërbeu për Benzema, që realizoi golin e dytë, ndërsa i dha mundësi Kristianos për të shënuar të tretin. Numri 11 i "Los Blancos" mbërriti në Madrit me nofkën "Topçiu" për shkak të së majtës së tij shkatërruese, por në dy takimet e fundit tifozëria merenges vuri re një tjetër virtyt të tij, aftësinë për të dhënë pasin e fundit për gol. Vetëm ndaj Sevillasdhe Rayos Bale ka dhënë 4 asiste, dhe për më tepër tre prej tyre jo me këmbën e preferuar.
Ndërsa shifrat e Cristiano Ronaldos nuk jaën një rastësi. Dygolësh ndaj RayoVallecanos, tregolësh ndaj Sevillas, 5 gola në vetëm dy takime, 13 në total në La Liga. Nëse këtyre u shtojmë edhe 7 finalizimet e Champions League, CR7 ka arritur shifrën e 20 golave. Dhe jemi vetëm në fillim të nëntorit. Ndërsa emri tjetër i tredhëmbëshit, Karim Benzema, duket se e ka hedhur pas krahëve periudhën e gjatë pa shënuar, edhe pse është herët për të pranuar se është kthyer ai i pari.
Gjithsesi, me Ronaldon dhe Bale përkrah tij, francezi nuk do ta ketë të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë.



