Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Sulmohet autobusi, pësojnë 8 të rinj

SHKUP- Rrahje masive ka ndodhur sonte rreth orës 19 në stacionin e fundit të autobusit me numër 45 në Hasanbeg të Shkupit

Sic mëson Press24, dhjetë persona janë futur në autobus të armatosur me shkopinj besbolli dhe i kanë rrahur udhëtarët.

Të lënduar janë tetë persona. Sipas informacioneve të policisë të rrahurit janë kryesisht nxënës të shkollavë të mesme të fshatrave Buliçani, Rashtak dhe Stajkovcë. Në shenjë revolte, banorët e Stajkovcit e kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit. Policia e konfirmon rastin. Ndërsa për momentin shumë polic patrullojnë nëpër Bit Pazar dhe stacione autobusësh. /Portalb/