“Do të vazhdojmë t’ju mbështesim e punojmë bashkë”
Menjehere pas vendimit te qeverise shqiptare per refuzimin e armeve kimike te Sirise, ambasada amerikane ne Tirane ka leshuar nje deklarate per shtyp ku thuhet:
Menjehere pas vendimit te qeverise shqiptare per refuzimin e armeve kimike te Sirise, ambasada amerikane ne Tirane ka leshuar nje deklarate per shtyp ku thuhet:
“E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin, që Qeveria e Shqipërisë, e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare, për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë, në mënyrë të sigurtë.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë, se do ta përfundojmë eliminimin e programit, brenda afatit, për të cilin është rënë dakord.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ,kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim, qeverinë dhe popullin e Shqipërisë, teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.



