SHBA-Pistoleta është printuar nga kompania Solid Concepts. Kompania është një shërbim për printime 3D e bazuar në Austin, Teksas. Pistoleta në vetvete është një kopje e pistoletës origjinale 1911 e projektuar nga John Browning.
Pothuajse çdo pjesë e pistoletës është krijuar nëpërmjet një teknike të quajtur Shkrirja e Drejtpërdrejtë e Metaleve me Lazer (SDML). Ky është një proces i përdorur nga kompani ajrore dhe kirurgjike për të bërë pjesë sa më të sakta metalike me anë të printimit 3D.Vetëm sustat e pistoletës janë bërë veç e veç.
Solid Concepts ka thënë se mund të printojë çdo pjesë të specializuar të një arme brenda pesë ditëve. Megjithatë, nuk ka gjasa që planet të lëshohen për publikun e gjerë. Kompania vetë mban një Licencë Federale për armë zjarri, duke e lejuar atë të prodhojë armë.



