Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

"Rilindja" e Enverit më 29 Nëntor!


Krerët e shtetit festuan sot ditën e Çlirimit duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Por kjo ditë ka shënuar dhe “ringjalljen” e diktatorit komunist Enver Hoxha I cilësuar si një nga diktatorët më të egër të Evropës Juglindore. Në fotot e postuara nga kryeministri Edi Rama pas ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve duket qartë portreti I madh I Enver Hoxhës që mbahet nga të pranishmit, veteranë të luftës nacioal-çlirimtare ose nga simpatizantë të Partisë Komuniste. 

Vendi ynë qëndroi për më shumë se 40 vjet nën thundrën e diktaturës komuniste që u vendos fill pas mbarimit të luftës nga Partia Komuniste e drejtuar nga Hoxha, I cili ishte dhe arkitekti I komunizmit të gjatë dhe të pamëshirshëm në vend duke izoluar Shqipërinë nga bota. Në vitin 1990-1991 pluralizmi politik erdhi si pasojë e lëvizjeve studentore dhe pse pak më vonë se në të gjitha vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot kryeministër dhe kryetari I Kuvendit Ilir Meta janë dy nga protagonistët e lëvizjes së Dhjetorit’90.

Nuk dihet nëse portreti I diktatorit Enver Hoxha dhe simbole të tjera të komunizmit janë mbajtur sot në dijeninë e protokollit shtetëror gjatë ceremonisë së organizuar për 29 nëntorin, por duket se krerët e shtetit nuk e kanë problem të shfaqen në foto me portretin e tij.