Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Rama harron Ditën e Flamurit

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë qindarkë për bashkinë e Vlorës në lidhje me organizimin e festës së 101-vjetorit të Pavarësisë. Burime nga dega e thesarit të shtetit në qytetin bregdetar konfirmuan dje zyrtarisht për "Gazeta Shqiptare" se "nga qeveria shqiptare nuk ka ardhur asnjë fond për festën kombëtare të Pavarësisë". Kësisoj festa e 28-nëntorit do të kalojë më e vakët se kurrë më parë. 101-vjetori i krijimit të shtetit shqiptar, Pavarësisë së vendit duket se këtë vit do të kremtohet vetëm me dekorin e vjetshëm.

Në Vlorë janë vendosur vetëm disa flamuj të vegjël që më shumë përdoren për ditën e çeljes së sezonit turistik ndërsa nëpër shtyllat e ndriçimit janë vendosur vetëm disa flamuj kombëtarë të cilët janë grisur dhe lagur nga shiu e moti i keq dhe qëndrojnë të fshehur pas palmave përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Kurse në rrugët e tjera nuk ka fare dekor. Vetëm pak dite na ndajnë nga festimi i 101-vjetorit të pavarësisë dhe përveçse ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve asgjë nuk i është bashkangjitur protokollit të bashkisë së Vlorës ku kjo e fundit ka menduar të organizojë vetëm disa ekspozita, aktivite të vogla kulturore dhe sportive. 

Në mëngjesin e së enjtes ditën e 28 nëntorit është parashikuar sipas protokollit vendosje kurora lule në varrin monumental të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, fjalimet e rastit nga sheshi i Flamurit dhe vizita në muzeun kombëtar të pavarësisë në Skelë të Vlorës. /BalkanWeb/