Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Qyteti Lundrues, Projekti së ardhmes

Një kompani amerikane me bazë në shtetin e Floridas ka dizajnuar një qytet lundrues, i cili quhet Freedom Ship, apo Anija e Lirisë. Kjo anije gjigande, e cila do të ketë trajtën e një qyteti lundrues do të qëndrojë vetëm mbi det. Madhësia e saj mund të imagjinohet, teksa projektuesit thonë se aty mund të jetojnë 50 mijë njerëz. 

Qyteti lundrues do të ketë shkolla, spitale, galeri arti, dyqane, parqe, një akuarium, kazino, aeroport në tarracë dhe një miniport për barka dhe anije që mund të ankorohen kur qyteti të mos jetë në lëvizje. Dizajni parashikon edhe një qendër tregtare me madhësitë që njohim sot, me sipërfaqe rreth 150 metra katror. Ndërtimi i qytetit lundrues kushton 10 miliardë dollarë dhe pesha llogaritet 1.7 milionë tonë. 

Kjo do të thotë se qyteti lundrues nuk mund të ankorohet dot në port, ndaj në pjesën e tij të pasme do të ndërtohet një port i posaçëm. Ata që do të jetojnë aty, do ta kalojnë gjithë jetën në det dhe duke i rënë globit rreth e përqark dy herë në vit. Përveç rezidentëve të përhershëm, qyteti lundrues do të ketë vend edhe për 30 mijë vizitorë që mund të qëndrojnë të paktën një natë. 

Aeroporti që do të ndërtohet në tarracë, do të projektohet për uljen dhe mbajtjen e avionëve të vegjël, të cilët mund të mbajnë rreth 40 pasagjerë secili./vizioninfo/