Pages

Subscribe:

Ads 468x60px

Mourinho nuk blen sulmues




Jose Mourinho ka mohuar spekulimet se Chelsea do të transferojë yllin e Portos, Jackson Martinez, duke insistuar se nuk do të sjellë sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit. Së fundmi qarkulluan njoftime se menaxheri i gjigantit londinez dërgoi skautë për ta përcjellë Martinezin në paraqitje me Porton. 

Por, Mourinho insistoi se nuk do të blejë sulmues në dimër, pavarësisht lëndimeve të dyshes Fernando Torres dhe Samuel Eto’o. “Sulmuesi i Portos? Ajo që kam lexuar disa ditë më parë se menaxheri i tij u takua me mua në Londër nuk është e vërtetë”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp para duelit me Southamptonin.

“Në afatin kalimtar të janarit nuk do ta blejmë asnjë sulmues, do ta përfundojmë sezonin me Fernandon, Samuelin dhe Demba Ban”, shtoi ai. Mourinho po ashtu kritikoi Romelu Lukakun, e huazuar në Everton nga Chelsea, pasi sulmuesi theksoi se nuk pati asnjë kontakt me portugezin. “Ai duhet të mendoj pse nuk është këtu me ne?”, theksoi ‘Special One’.